Rreth Nesh

Kompania SIM Logistic është e themeluar që nga data 01/08/2016, e cila synimin e saj e ka të orientuar në lehtësimin e shfrytëzimit të sistemit postar nacional dhe internacional duke u bazuar në sistemin dinamik të rrjetit global dhe nevojën që ka shoqëria në përgjithësi e që është krijuar ky sistem që ndikon pozitivisht në kursimin e kohës, uljen e kostos dhe lehtësimit psikik të shoqërisë, duke iu përgjigjur me: korrektësi, shpejtësi, saktësi, siguri dhe me një kosto e cila është e arsyeshme.

SIM Logistic me pikat e saj gjindet në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe atë në: Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, me një staf profesional të përgjegjshëm për punën që e ofrojnë.

Kjo familje nuk mbetet me kaq, synimet e saj i tejkalojnë edhe kufijt duke funksionuar edhe në spektrin internacional përfshirë mbarë globin.

Në spektrin internacional kjo kompani bashkëpunon me partnerë të nivelit të lartë të transportit postar e që me këtë kjo kompani e shfaqë seriozitetin e punës të cilën e kontrakton.

Vizioni dhe misioni i kësaj kompanie është afatgjatë e cila duke u bazuar në përvojat e mëparshme ka vizion që në një të ardhme të afërt familjen e saj ta zgjerojë si me shërbime ashtu edhe në besueshmëri.

Ndër synimet e kësaj kompanie është edhe arritja e një sistemi të mirëfilltë të transpotit postar, funksional si në gjithë globin.

Së shpejti
aplikacionet mobile